Fillon renovimi i shkollës së Poslishtit kryetari Haskuka pohon se kjo shkollë do të jetë një nga shkollat moderne

0

Kryetari i komunës Mytaher Haskuka i bashkëshoqëruar edhe nga drejtoresha Xhemile Thaçi Vezgishi sot,kanë uruar renovimet e filluara në shkollën ‘’Hasim Maliqaj’’ në Poslishtë. Me këtë rast kryetari i komunës së Prizrenit ka uruar nxënësit dhe ka uruar stafin e kësaj shkolle për këtë renovim duke theksuar se kjo shkollë do të bëhet një shkollë modern. Kurse ai ka lavdëruar veprimet e nxënëseve të cilët me maska dhe sipas kërkesave të institutit I përgjigjen për tu mbrojtura kundër pandemisë.

 Drejtoresha Xhemile Vezgishi me këtë rast ka theksuar se për këtë godinë shkollore janë ndarë 157 mijë euro .Së shpejti shkolla fillore “Hasim Maliqaj” në fshatin Poslisht, do të ketë një aneks me hapësira moderne shkollore, ku nxënësit do të mund të marrin një edukim cilësor.  Ky aneks i ri shkollor, i cili do të ketë një sipërfaqe prej 833.59 m², duke përfshirë 9 klasa mësimore, bibliotekë moderne e shumë pjesë të tjera të cilat do t’i plotësojnë nevojat e kësaj shkolle.

Investimi në arsim është investim për të ardhmen. Andaj gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për përfundimin e punimeve edhe në shkollat tjera të komunës së Prizrenit, për të krijuar hapësira dhe mjedise sa më kualitative dhe të përshtatshme për një edukim cilësor!

.Derisa drejtoresha Venera Shala me këtë rast ka falënderuar kryetarin Haskuka , drejtoreshën e arsimit dhe dhe gjithë stafin e më hershëm të drejtorisë së arsimit. Aktualisht nxënësit e kësaj shkolle mësimin po e vazhdojnë në objektin e shkollës së Bilushës.,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *