Zyrtare: VV-ja në Llap, fitojnë me 51%

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për kryetar të Podujevës, ku e ka shpallur fitues Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosjes.


Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media ka thënë se Shpejtim Bulliqi nga VV ka marrë 51.64% të votave, Nexhmi Rudari nga LDK ka marrë 35.97% te votave, kurse Naim Fetahu nga PDK ka marrë 12.40% të votave.

Humbjen e ka pranuar edhe kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Agim Veliu. Ish-kryetari i kësaj komune që dha dorëheqje, tha se do ta respektojnë vendimin e votuesit.

“I kemi humbur zgjedhjet. Ky është vendim i sovranit dhe do ta respektojmë”, ka thënë Veliu.

Ndërkohë, Veliu e akuzoi VV-në për mashtrim dhe propagandë e, sipas tij, së shpejti do ta shohin edhe qytetarët e Podujevës që “nuk dinë të udhëheqin”.

“Nuk do t’u përgjigjem atyre. U panë në ato 51 ditë se si dinë të qeverisin. Ata dinë të mashtrojnë dhe bëjnë propagandë. Qytetarët do ta kuptojnë shpejt”, ka potencuar Veliu. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *