Çaste poetike me poeten;- Gjeorgjina KAPAJ

Lotim njerëzor në vetmi
—————————————-
Më thuaj, a qajnë njerëzit në vetmi?
Teksa flasin ngadalë me hënën dritëartë?
Kur të dhemb shpirti, kërkon të mërmërisësh,
ia tregon dhimbjen qiellit të paanë çdo natë.
Nga brenga zëri dridhet si violinë e kitarë,
Sikur ke fjetur natën jashtë, në shi e bore,
Dielli rrezaton në agimin e bardhë,
Por, ah, s’ ta dhuron rrezen e tij të ngrohtë.
Kërkoje veten në bekimin altari,
Të të japë forcë dëshirë e fuqi për beteja,
Kërkoji një pikël loti të rënë si shatërvani,
Pikë-pikë te streha, ku prehet lauresha.
Lotët vlerë më shumë se një shufër floriri,
Largoje një perde të shpesh bie mbi ballë,
Të vjen në zemër shpresa e lumturimit,
Kërkon tymi të të shkojë në oxhak…
Të jep dritën e dielli, si një mal, që borëron,
Të sjell fjalë të bukura, askurrë s’ t’i tha njeri.
Të duket vetja flutur e qendruar në sup .
Ngrihesh i lumtur në” kurthin” e quajtur “ zili”.
/QendraPress/