Çaste poetike me poeten:-Shukrije GASHI

Nuhi (Rexhep) Berisha
—————————–
Nuk do t’a harroj kurrë
ditën që t’mori Ty as dimirin
e acartë veshur me kuarcë
tankesh e helmetash naziste
që nuk e pashë prapa grilave anipse
mbërdhiva gjithë jetën
nga akullnajat e tij që mbollën shokët tu
rrugicave me pahir Blu e Verdhë
për ta ngri vrapin tënd maraton
shtigjeve të Lirisë madhështinë e trimit
Spartian, njeri mishi e koci
jo legjendë por luftar lirie
beteje plumb e gjak për jetën
një Kosovë pa varreza heronjësh
legjenda
por një pushimore prehjeje për të rënët e Lirisë
Nuk e pranoj kurrë medaljen
e heroit të Dytë nën hije
sot sërish mbërdhiva nga acari
majit në ikje nga çakej e hijena
vazalësh garues Blu e verdhë
Mos ma kthe të thyer andrrën
për ditën në pritje
/QendraPress/