Abdixhiku: NATO po na ruan e Albin Kurti kumedit ku është

0

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se marrëveshja mes Kosovës dhe NATO-s vazhdon të jetë e dëmshme për interesin e qytetarëve.“Nuk ka dhe s’do të ketë Kosova marrëveshje të keqe me NATO-n. NATO është kujdestar i kufijve tanë, djemtë e vajzat e NATO-s po na ruajnë sonte derisa po flasë unë, e kryeministri kumedit ku është, kufijtë atje në Veri. S’ka marrëveshje të keqe me NATO-n, çdo çështje me NATO-n duhet të trajtohet drejtpërdrejt në tavolinë me ta”, tha ai në ATV.Ndryshe, kryeministri Kurti sot në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se marrëveshja e Kosovës me NATO-n vazhdon të jetë e dëmshme.“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020. Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam akuzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë  të tillë.  Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *