Agresiviteti ,paniku,stresi gjitha këto manifestohen si rezultat i moskujdesjes të çdo njëri nga ne e sidomos nga lajmet e rreme

0

      Msc.Kosovare Gjevukaj,psikologe klinike, lidhur me ate se a po e dëmton shëndetin mendor e psikologjik pandemia, tek qytetarët  ajo shkruan -” Normalisht situata e tanishme është një situatë jo aq e zakonshme .

 Kjo mund të shfaq pasiguri shpirtërore që reflektohet pastaj me ndikim psikik por edhe fizik.

      Mendoj që mënyra e vetme se si të ruajmë shëndetin tonë mendorë dhe të reduktojmë kontaktin me virusin është distanca dhe përmbajtja e rregullave e masave mbrojtëse që IKSHPK-ja dhe OBSH-ja propozoi.

Kështu mund të ndërtohet siguri e plotë ,e pastaj edhe shëndeti mendor do të jetë më i sigurtë dhe më pak i rrezikuar nga demtimet dhe presionet që vinë nga jashtë.

        Agresiviteti ,paniku,stresi gjitha këto manifestohen si rezultat i moskujdesjes të çdo njëri nga ne e sidomos nga lajmet e rreme.

Të gjithë psikologet janë në gatishmëri më shumë se kurrë që të jemi afër jush,mjafton besimi juaj dhe profesionalizmi jonë dhe qetësia do të jetë pa asnjë dyshim e plotë.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *