Dyshoj se nëse vazhdon më gjatë do të përkeqësohet gjendja emocionale …

0

Msc.Lule Alidema,psikologe klinike, lidhur me ate se a po e dëmton shëndetin mendor e psikologjik pandemia, tek qytetarët  ajo shkruan -” Çfarë të thuhet kur po shifet!

     Sigurisht se çdo gjë që teprohet apo kalon kufijtë e normales dëmton, çoftë edhe ushqimi i tepruar, apo dhe shëtitja tepruar do të dëmtoj një anë…!

Mbas muaj e ca nën presionin e covid-19, mbase tjetër gjë nuk u tha e u bë, temë diskutimi për secilin ishtë kjo problematikë, sigurisht se mbas tërë këtij preokupimi që mbartim dëmtimet janë të qarta!

Krahas çdo dite që kalon duke qenë në “trysni” të vazhdueshme sigurisht se po dëmton aspektin psikologjik të popullatës. Vet ideja se kemi kufizime në lëvizje e zbehu stilin e jetës tonë, sikur jemi vazhdimisht në pritje ose të kaloj ose të pranojmë si pjesë e jetës sonë!

Si thotë një fjalë popullore kemi mbetur “veshët në krahë”, të hamendësuar deri në maksimum, që për pasojë na demotivon në marrjen e shumë iniciativave tona, si në punë dhe jetë!

Shof një qëndrueshmëri të mirë në aspektin emocional te njerëzit, por dyshoj se nëse vazhdon më gjatë do të përkeqësohet gjendja emocionale, ose ose do të neutralizohemi dhe të pranojmë u bë çka u bë.

     Sikur kjo gjendje po manipulon me ndjenjat tona, andaj ne jemi ata që mundemi t’a largojmë, por ja që si duket thuaja situata na rrëshqiti nga duart dhe nuk na mbetet tjetër pos ta pranojmë!

     Vërtetë është situatë e komplikuar, nuk dijmë ç’bëhet, pse bëhet dhe si do bëhet!

Si duket jemi bërë variabël eksperimentimi!

Më e keqja nuk kemi ku drejtohemi e ankohemi! Mbase nuk kemi këto mundësi të ngulim këmbë secili nga ne të merremi me veten dhe ta eliminojmë një herë e mirë!

    Duhet sa më parë të dalim nga ky labirint i kurdisur, të luftojmë në eliminim të virusit, nuk jemi minjë për tu eksperimentu, keni pak inatë e zemër, ta kapim mundësinë e fundit e mos të lejomë të eksperimentohemi!

Mund ta bëjmë nëse ne duam…

UNË PO E BËJ, BËJE DHE TI!”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *