Ahmeti: Kur e fitova Prishtinën u mendua se LVV në nivel vendi nuk mund të fitojë me Albinin – aty gjërat eskaluan deri në ndarje

0

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se fitorja e tij në komunën e Prishtinës ishte njëra ndër arsyet e tij të largimit nga VV.Ahmeti thotë se Kurtit i lindën dyshime që Ahmeti mund të kandidojë për kryetar të VV-së, për atë arsye gjërat eskaluan deri në ndarje.“I thashë Albinit “seni më i keq që t’ka ndodh ka qenë fitorja ime në Prishtinë”, ka thënë ai.“Unë i kisha garantuar atij se kurrë nuk do të kandidoja për kryetar. Por, njerëzit kishin filluar të mendonin se pasi fitova unë në Prishtinë, ndoshta edhe VV në nivel vendi nuk mund të fitojë me Albinin”, tha ai në T7.Tutje ai lidhi një analogji edhe me ish-diktatorin komunist Josef Stalin.“Sikur ajo storia e Stalinit kur shkon një person dhe i thotë se mua po më kërkojnë disa të të zëvendësojë, andaj burgosi. Por Stalini e burgosi pikërisht atë pasi njerëzit kishin filluar të mendonin se ai mund ta zëvendësonte”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *