Aktivistja serbe: Djalin tim do ta dërgoja në Ushtrinë e Kosovës 

                         Aktivistja serbe, Jelena Bulatoviç, ka thënë se ajo e konsideron Kosovën si shtetin e saj.“Pasi që jam e lindur këtu dhe jetoj këtu, kam krijuar organizatën time. E di që njerëzit këtu ikin për shkak të punës, ndërsa unë nuk e kam qëllim të largohem prej Kosovës. Kështu, do të mundohem me iu ndihmua të gjitha bashkësive”, ka thënë ajo.I pyetur se a do ta dërgonte djalin e saj në Ushtrinë e Kosovës, ajo i është përgjigju se po. “Po, nëse është kjo e detyrueshme”, ka thënë ajo në emisionin Kojshia Show.Ajo thotë se vet nocioni i bashkëjetesës është të durosh diçka nga tjetri që nuk të pëlqen.Organizata që drejton Jelena merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.