Anulohet koncerti i Taynes, fansat të mërzitur

0

                             Tayna, siç duket nuk e ka në plan të ndalet as edhe këtë vit.Duke qenë se është shumë e dashur per të gjithë, ajo vazhdimisht po sjell projekte, të cilat po kthehen menjëherë në hite.Reperja që dje ka publikuar këngën e saj “La Boca”, në bashkëpunim me artistin francez L’Algerino, tash e disa ditë na kishte paralajmëruar që sot do të këndojë në Durrës, mirëpo sipas burimeve të Gazetës Express, ky koncert është anuluar.Të njëjtat burime tregojnë se fansat e saj janë zhgënjyer, duke qenë se iu ka munguar shumë nëpër koncerte për shkak të pandemisë.Sidoqoftë, Tayna nuk e ka plan të ndalet. Ajo këtë verë e ka tejet të angazhuar me koncerte, e që së shpejti do t’i sjell edhe tri projekte tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *