Arkivat e Besnik Bislimit alibia e re për Beogradin-Nga Gjeneral Hisen Berisha

0

Zv. Kryeministri për bisedime, paska arritur një pajtim marrëveshje me përfaqësuesit e qeverisë serbe, të ngarkuar për Kosovën, për hapjen e “arkivës së UÇK”, duke aluduar në zgjidhjen e çështjes së “të zhdukurve serb në Kosovë nga dhuna shqiptare”.
Do duhej përshëndetur sikur të deklaronte se u dakorduan për të hapur edhe dosjet shtetërore të Serbisë, si ato politike, të shërbimit sekret shtetëror dhe ushtarak, me theks dosjet e shtabit suprem të ushtrisë së RFJ.


Edhe përse këto të fundit, arkivat serbe, sipas burimeve informale dhe mediave janë spastruar nga elementet që inkriminojnë sistemin shtetëror të Serbisë përkatësisht RFJ. Po ashtu, nga burime të njejta Serbia i ka kodifikuar si “sekret shtetror” me afat 30 vjeçar, dosjet e natyrës së tillë.

I duhen rikujtuar të ngarkuarit me bisedimet Kosovë-Serbi, zv.kryeministrit Bislimi deklarimet e zyrtarit shtetror të Serbis MM Bratislav Gashiq bërë enjëherë pas kësaj kërkese për qasje në arkivat shtetrore të Serbise, “i gjithë arkivi shtetror i asaj periudhe është klasifikuar sekret shtetëror për 30 vitet e ardhshme”, duke e bërë kështu të pamundur hedhjen dritë mbi krimet nga e kaluara për një periudhë kaq të gjatë kohe.
Paradoksalisht, Gasiç tani është drejtor i BIA-s, Agjencia Informative e Sigurisë e Serbisë. Duhet përkujtuar zv.kryeministrit Bislimi edhe vërejtjen paralajmëruese të Presidentit serb, për prokurorin e vendit për krime lufte që “të mendojë pak për ato që ai po gërmon në Serbi”.
Përkundër të gjitha këtyre insinuatave të pushtetit serb, i ngarkuari për dialogun z. Bislimi, duhet ti ketë analizuar qëndrimet e figurave me peshë të ish-SHP/UÇK si, z. Jakup Krasniqi “Jam i sigurt që UÇK-ja nuk ka pasur ndonjë arkiv të sistemuar e të shkruar, përveç asaj që është shkruar dhe thënë për UÇK-në”
“Arkivi, nëse mund të quhet arkiv, i komunikimit të brendshëm, i Shtabit të Përgjithshëm me Shtabet e Zonave operative, mbase pas UÇK-së e ka trashëguar Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) apo edhe mund të jenë deponuar në Arkivin e Kosovës…”.


Po ashtu, deklaraten e shefit të zyres për TMK, Kol. Syla “Ne nuk kemi trashëgu asgjë që ndërlidhet me luftën e UÇK-së sepse UÇK-ja ka qenë një formacion gueril dhe nuk ka pasur diçka që mund të arkivohet. Ne kemi ruajtur vetëm materialin që ndërlidhet me TMK-në”

Apo për ju, qojnë më shumë peshë deklaratat e presidentit serb, Vuçiq, “Shqiptarët kërkuan që të hapen të gjitha arkivat ushtarake dhe policore dhe ne thamë, në lidhje me personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur brenda vendit, se nuk ka asnjë problem, por edhe ju duhet të hapni arkivat e të ashtuquajturës UÇK, në mënyrë që të shohim se ku u vranë serbët dhe jo-shqiptarët e tjerë”. Ky formulim përforcon dyshimet se Serbia s’do ndihmoj ne ketë drejtim me dosjet e spastruara që do të ofroj ose do filloj një luftë të re speciale. Përndryshe, këto dokumente edhe do të mund të ndër-referoheshin me të dhënat për numrin e viktimave në ato operacione specifike, të rindërtoheshin ngjarje – cila njësi ishte përgjegjëse për cilin krim, kush ishte në krye të asaj njësie etj.


Por, Serbia ka dy lloj arkivash, ato të brendshme dhe ato për treg, që janë dosjet e stisura që i ka krijuar Serbia për ti shpallur bashkëpunëtor të vetët të gjithë personat e rëndësisë së veçantë, bartës të proceseve politike, të luftës dhe paqes. Kjo me qëllimin e diskreditimit dhe futjes së përçarjes mes shqiptarëve. Kjo do të jetë vazhdim i luftës me mjete tjera nga ana e Serbisë ndaj Kosovës.

Nëse ndalemi tek dosjet e UÇK, çështja shtrohet se për çfarë dosje po flasim?
Cilat arkiva i paska krijuar UÇK?

Lufta e UÇK ishte një rezistencë popullore që lindi si rezultat i represionit e dhunës gjenocidiale të pushtetit kriminal serb të regjimit të MIlosheviçit përkatësisht të njëjtit Vuçiq që sot udhëheq Serbinë.
Pra guerilja kosovare veproj sipas doktrinës që luftojnë guerilet, imponimin për veprim luftarak e krijon dhuna dhe represioni i okupatorit.

Pjesa tjetër e popullit u organizuan nëpër fshatra e regjione mbi thirrjen e Presidentit Rugova që “të mbrojnë pragun e shtëpisë” e që për një kategori të popullit të thjeshtë nënkuptoj “derën e oborrit apo hyrje-daljet e fshatrave”, kurse për oficerët e pakët ushtarakë nënkuptoi “vijën e kufirit” nga ku filloj lufta për ta çliruar vendin.

Çështja shtrohet se kategoria e guerilëve dhe atyre që u organizuan në mbrojtje të familjeve dhe fshatrave të tyre me kujdestari e roje apo edhe ndonjë aksion me efekte amortizuese kundër armikut, për çfarë memorie lufte apo dokumentacioni arkivor mund të supozohen.
Krejt çka mund të pretendohet janë eksponate të luftëtarëve që ruhen në muze e që janë të qasshme. Apo, evidenca mjekëve për të plagosurit dhe të vrarët shqiptarë, luftëtarë të UÇK. Kjo mund të jet ndërtuar si kartotekë që përmbajnë shënimet mbi llojin e plagës, mjetin/arën përkatësisht projektilin që e ka shkaktuar, vendin e plagës, shkakun e vdekjes, kohen e vdekjes dhe vendin.


Në formacionet e organizimit institucional dhe profesional ajo qe mundë të ketë më tepër janë vendime, urdhra, raporte vëzhgimi e kartolina qitjeje me armë kolektive dhe harta lufte.
Për çfarë dosje paska aluduar zv. kryeministri Bislimi?!
Kjo vë në pah absurditetin e kërkesës për dorëheqjen e Odalloviçit për arsye të qëndrueshme, në të njëjtën kohë të realizohet kërkesa për hapjen e të ashtuquajturave arkivat e UÇK!?


Kjo është rezultat i tendencave të rrezikshme për riformatizim të dialogut nga ana e qeverisë Kurti, e që në vend të na qoj në marrëveshjen finale “All in one” për njohje të ndërsjellë, do të na qoj drejtë një bllokimi të procesit të dialogut në dem të Kosovës.

Pra e vetmja arkiv që po më asocon ky qëndrim i zv.kryeministrit Bislimi, mund të jenë deponimet e dëshmive që kanë bërë eksponent edhe të qeverisë aktuale dhe kuvendit, sipas mediave dhe deklarimeve të tyre, në koordinimi me prokuroret serb e spiun e bashkëpunëtor tjerë, për krimet e supozuara të UÇK.
E këto dosje me siguri u krijuan e administruan nga PUCN si UNMIK, EULX edhe ndonjë mekanizëm i KFOR.

Pro, një gjë është e sigurt, Serbia përmes kësaj po tenton çorientimin procesin, siç bëri me fenomenin “shtëpia e verdhë”.
Sido që të jetë pajtimi për të hapur të ashtuquajturat arkiva e UÇK , është në dëm ekskluziv të përfaqësuesve të UÇK, që po mbahen të ndaluar në Hagë, sepse të tilla ta ashtuquajtura arkiva nuk ekzistojnë dhe vetëm sa do ta zvarrisin procesin e gjykimit në TS për Kosovën në Hagë dhe do ta mbajnë peng Kosovën.

A po i duhen qeverisë të tilla tema anësore për ta shmangur vëmendjet jo vetëm nga dëmet në adresë të popullit me paaftësitë për qeverisje dhe menaxhim të situatës trishtuese nga pandemia, apo edhe tradhtisë dhe shitjes së vlerave dhe informatave të luftës te armiku.
Si do të ndikoj kjo në kredibilitetin e politikes kosovare dhe diplomacisë si dhe reputacionin tonë si shtet. A po qon kjo në një situatë analoge me atë të udhëheqjes së Kuvajtit.A po i duhet një alibi e tillë edhe vet TS, meqë pretendimet e Dick Martit, si arsyeja e krijimit të Gjykatës Speciale ra, tani po tentohet një alibi e re për gjoja ekzistimin e një arkive që dëshmon të dhënat e krimeve të UÇK ndaj policisë e ushtrisë serbe, gjë që nuk ekziston.
Kjo është një stisje sorosiane për të krijuar një arsye për fonde shtese nga BE për vazhdimin e mandatit të gjykatës.Qeveria dhe kuvendi i Kosovës duhet të mblidhen dhe të vendosin ndërprerjen e mandatit tw TS për Kosovën, duke përdorur të gjitha mjetet politike e juridike dhe partnerët.Nëse ka supozime për vrasjet e para e pas luftës është drejtësia vendore. Kurse institucionet e drejtësisë ndërkombëtare nuk mund ti ndalim të pretendojnë juridikisht ndaj askujt.Alibia e prokurorisë serbe për ekzistimin e “shtëpisë se verdhe” dhe “trafikimin e organeve nga ana e UÇK” është sfumuar, tani po tentohet të ngritët pretencë për ekzistimin e arkivave të UÇK dhe e tera kjo si gjueti shtrigash ndaj nacional demokracisë shqiptare në Kosovë.
Kuvendi i Kosovës me ligj të veçante menjëherë duhet t’ua marrin mandatin këtyre institucioneve dhe akuzat që janë ngritur të kthehen për shqyrtim në gjykatat e Kosovës, posaçërisht tashti kur këto gjykata dhe institucionet në tersi nuk janë me të “kapura” nga UÇK dhe Hashim Thaçi por nga qeveria vetëvendosje dhe Albin Kurti! Mjaft është mjaft!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *