Albert Krasniqi: Analiza e IKSHPK-së më shumë i ngjan një pamfleti partiak

0

                       Analisti politik, Albert Krasniqi, nga Demokraci Plus, vlerëson se analizat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik më shumë i ngjan një pamfleti partiak.Ai përmes një postimi në Facebook thotë se analiza e IKSHPK-së nuk përmban asnjë të dhënë për të mbështetur rekomandimin për shtyrje të zgjedhjeve.

Postimi i tij:

Analiza “profesionale” e IKSHPK-së më shumë po i ngjanë një pamfleti partiak sesa një vlerësimi profesional .Nuk përmban asnjë të dhënë për të mbështetur rekomandimin për shtyrje të zgjedhjeve .Për më tepër, po bije në kundërshtim edhe me shifrat që një ditë më parë na i prezantojë Kryeministri për përmirësim të gjendjes me pandeminë. Si mund t’i besojmë parashikimeve të IKSHPK-së për dy muajt e ardhshëm, e cila u akuzua nga kjo Qeveri se ka bërë rekomandime të gabuara për hapjen gjatë verës, si dhe ka llogaritur gabimisht që diaspora do të vije e vaksinuar?!Sot, IKSHPK do të duhej të dilte me protokolle të detajuara se si të zhvillohet fushata e të organizohen zgjedhjet në kohë të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *