Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

                          Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në                         rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit.  U shtrua sot shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë e Hasit-Dedaj, që siguron një qarkullim të lehtë dhe më të sigurt për banorët si dhe të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë. Ky investim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetin lokal dhe rrit efikasitetin e transportit në zonën përreth”, thuhet në njoftim