Atentat në Shqipëri, një i vrarë dhe një i plagosur

                        Qyteti i Shkodrës në Shqipëri është tronditur sërish, kësaj here nga një atentat me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa është plagosur një tjetër.Sipas mediave shqiptare mgjarja ka ndodhur pranë markatës në lagjen “Rus” dhe raportohet se viktima është N.B, ndërkohë që nuk dihet identiteti i të plagosurit.Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në zonën e by-pass që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve