AVUK asgjëson 2288 pashteta (rriska gjedhi) të prodhuesit FLOR-EN, kishte filluar kalbëzimi i tyre në market

                      Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të dotir se ka asgjësuar 2288 copë konservë të prodhuesit FLOR-EN, pasi që kishin filluar të kalbëzohen, raporton VeriuInfo. Komunikata e AVUK:
Pas raportimit të konsumatorit se pas hapjes se një konserve rrisk gjedhi të prodhuesit, brendi “FLOR-EN”, ka rezultuar të jetë e pa përshtatshme për konsum. Sot menjëherë kemi dërguar ekipin inspektues në marketin ku është blerë produkti. Aty janë hapur disa njësi të llotëve të ndryshme të prodhimit, me data skadence të ndryshme. Ne dy llote prodhimi pas hapjes është vërejtur se brenda është krijuar ajër kundërmues, kishte filluar putrifikimi (kalbëzimi) dhe ne aspektin organoleptik kishte ndryshime. Sipas procedurës ekipi inspektues menjëherë ka urdhëruar grumbullimin e të gjitha produkteve nga dy llotet e dyshimta dhe të njëjtat janë asgjësuar.
Sasia e gjetur e produkteve e dy llotëve të prodhimit njëra me datë skadimi 22.02.2025 dhe tjetri me datë skadimi 17.03.2025 në sasi prej 2288 copë konservë njësi 200 gr. Asgjësimi është kryer menjëherë në prezencë të inspektoreve veterinar, Zyra Regjionale e AUV-së Mitrovicë. Në të njëjtën kohë është urdhëruar rrjeti tregtar të bëjë tërheqjen e menjëhershme të produktit të dy llotëve sipas datave të skadimit nga të gjitha pika shitëse. Po ashtu menjëherë ekipet tjera inspektuese kanë kryer kontroll në fabrikën prodhuese të produktit në regjionin e Prizrenit. Aty janë verifikuar të gjitha llotet e prodhimit prezent në asnjërën prej tyre nuk është vërejtur ndonjë ndryshim organoleptik po ashtu edhe prodhuesi është urdhëruar për tërheqje të dy lloteve të dyshimta nga tregu.  Kujdes konsumatorë! Nëse i gjeni në shitje Produktet e brendit “FLOR-EN” me data skadimi 22.02.2025 dhe 17.03.2025 paketim 200 gr lajmëroni autoritetin. Nëse i keni blerë kthejni në pikën shitëse. Mos i konsumoni produktet e cekura me lartë!
Produktet e brendit “FLOR-EN” të datave tjera të skadimit nuk janë të dyshimta

080050095 thirrje pa pagesë