Çaste poetike me poeten;-Diana MEHMETI

DIANA MEHMETI TË JEM E JOTJA
—————————————-
Të dua si plagë që s’gjen kurrë shërim,
Si zjarr që më djeg në çdo frymë e mendim,
Si natë që s’pranon të zbardhë pa ty,
Si lutje e thyer që vdes në vetmi!
Të dua me ankth, me etje, me mall,
Si deti që rri duke pritur një valë,
Si fjala e fundit që mbetet në buzë,
I zhveshur lakuriq pa guxuar kurrë!
Ti je mëkati që s’dua ta fal,
Je drita që më verbon dhe më bën të gjallë,
Në krahët e tu humbas pa kthim,
Dhe prapë e kërkoj atë humbje si shpëtim…
Nëse më lë, mbetem një hije pa zë,
Një emër i fshirë në një letër pa rresht,
Një zemër që rreh veç nga zakoni i vjetër,
Pa ditur pse jeton… për kë tjetër!
Por nëse më do—mos më duaj pak,
Se unë nuk di dashuri gjysmë hap,
Unë bie e tëra, pa frikë, pa kthim,
Si shi që përmbyt çdo arsyetim!
Dhe në fund, kur koha të na ketë thyer të dy,
Kur ëndrrat të bien si gjethe në shi,
Unë prapë mes hirit dhe dhimbjes…ty do të zgjedh,
jem e jotja…edhe kur s’do mbetet, asgjë prej nesh!
/QendraPress/