Begaj për kidnapimin e policëve: Të ndërhyjnë ndërkombëtarët
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe dje në Bare të Leposaviqit.
Në një postim në Facebook, Begaj e ka quajtur kidnapimin si një akt të rëndë provokativ për ta destabilizuar Kosovën.
“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, ka shkruar Begaj.
Tutje, ai bëri thirrje te institucionet e Kosovës që të mos bien pre e provokimeve serbe.
“Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, përfundoi ai.