Bosch: QUIN-t duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur.
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka shkruar se QUIN-t duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund do të veprojë si i tillë.Bosch ka shkruar në Facebook se Quint duhet të duartrokas dhe të mbështesë qeverinë, derisa ka postuar edhe deklaratën e Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. “Praktika e vendosur“ ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të veprojnë lirshëm në vendin tonë. Të gjithë shtetasit serbë në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në Zyrën Ndërlidhëse Serbe në Prishtinë ose përmes postës. Ju të gjithë mbështesni sundimin e ligjit në Kosovë ”, ka shkruar Zulfaj në Twitter në përgjigje të deklaratës së Quint të postuar nga ambasadori gjerman Jorn Rohde.