Çaste poetike me poeten;-Adelina Dardha HASKAJ

Dashurisë

—————————-

Nuk më harron,

je statujë e ngritur

në zemërimin tim,

zgjatesh ndër vite

duke më vënë kurora

me gjethe ulliri,

duke më mëkuar

me disa fjalë të thjeshta

e aroma të mira.

Të endet në mitrën tënde

duke të bërë rrëmujë,

e ti duke më veshur

me një këmishë të hollë fati,

duke fryrë erërat

e duke më zbuluar

brishtësinë e zbathur.

E shtrenjta ime,

sa më paske dashur,

dhe më ke ndjekur

një jetë të tërë

pa më rënë ndesh

në udhët që shkela.

/QendraPress/