Çaste poetike me poeten;-Age Bilani LUKA

Malli për vendlindjen
———————————–
Në mendime sa herë bie
Zemra m’vjen tek ti vendlindje.
Për ty ndjej mall pa kufi,
për ty shkon loti ndër sy.
Unë te ti e rrita shtatin,
mësova gjuhën e t’parit,
mora vlerat e shqiptarit,
prandaj për ty digjem prej mallit.
Edhe larg kur më çon jeta,
emrin tënd e mbaj përherë,
si një dritë që s’shuhet kurrë,
që më ngroh në çdo pranverë.
Derisa zemra të më rrahë,
ty s’të nxjerr kurrë nga kujtimi,
se vendlindja është e shenjtë,
është rrënja dhe bekimi.
/QendraPress/