Çaste poetike me poeten;-Zyba HYSA

MIT DHE LEGJENDË

———————————-

Të dua sa gjithë dashuritë q’deshëm,

E na deshën, asnjëherë s’i dashuruam,

Duke i shpërfillur, padashje i përqeshëm,

Dhe kurrë dashurisht s’u kuptuam…!

Kur i ndjen jetës… dhëmbë frike,

Përbindësh të ngjan dhe dashuria,

Shpesh e mendonim thjesht si relike

Nga mitet, q’besoi verbërisht njerëzia!

Tek Ti shpërfilla mitet e legjendat,

Doja të t’jetoja diçka të vërtetë!

Dhunshëm u dashuruan zemrat,

Ne mit u shndërrova vetë!

Qesha sa gjithë dashuritë në mite,

Qava… shto edhe legjendat vetë,

Dashurinë kur mendon se e rrite,

Shumë më shumë vetë je tretë!

Lereni dashurinë atje ku ishte,

Miteve kur e lexon je si mbret,

Në e provon zemrave… dije,

Je shndërruar mit dhe legjendë!

/QendraPress/