Çaste poetike me poeten;-Albina TREBICKA

Ndoshta ti…
—————————-
Ndoshta ti …je diçka tjetër
një ndjenjë e bukur që s’ mbaron
Kështu janë dashuritë e pamundura
dhe dashuritë që nuk t’i lejojnë..
Ndoshta ti…je diçka tjetër,
një peng i ngelur nga rinia
Ndoshta një plagë tepër e vjetër,
kujtim a ëndërr vetëm e imja…
Kthehu të shihemi edhe njëherë të dy,
mbase ka mbetur një shkëndije në sy
/QendraPress/