Çaste poetike me poeten;-Albina TREBICKA

FJALËT e PATHËNA…

—————————–

Ti ishe ëndrra ime e çdo nate

Ti ishe ëndërrimi im i çdo dite

Në krahët e mallit përqafuar të dy

Në pritjen e viteve s’shihemi në sy

Doja të të nxirrja prej ëndrrës…

se mjaft u fshehëm ne aty

Në cep të syrit rri fshehur vështrimi

Sa mirë mos ishim njohur ne të dy

Si mund t’i arratisesh dhimbjes,

kur kujtimet të ndjekin nga pas?!

Copra jete kanë ngelur shtigjesh

Stola bosh kanë ngelur në park

Mbetën shumë fjalë të pathëna…

dhe shumë të thëna…u thanë kot…

/QendraPress/