Çaste poetike me poeten;-Anila KODRA

ERË VJESHTE.
—————————
Frynte erë vjeshte ,
pemët lëshonin gjethet ngadalë ,
Diku në qiell,
një re mundohej
diellit dritën t’ja zinte,
Ajo heshtur ,
me sytë tej në horizont
dhe fare pa fjalë,
priste.
Priste,
që me erën
dhe rrezen e diellit,
si nëpër ëndërr
ai të vinte.
Vjeshtë e artë ,
edhe pse zhvesh gjithë pemët ,
Dalë ngadalë,
me rradhë ,
Dashurinë
se zhvesh dot,
mbetet si ulliri,
në çdo stinë ka mall.
/QendraPress/