Verë edhe brengë.

—————————

Nuk di pse ajo ditë kur të njoha

më sillet në mendje çdo natë,

më duhet të pres të mbarojë

dhe udha e dimrit të gjatë.

Mbase jo ditë si të tjerat,

kur dielli do digjte më shumë,

mes zhegut të verës së ndezur,

dhe ndjenjës që lindi tek unë.

Më mbeti në shpirt fjalë e jotja,

puhizë mbi perden e bardhë,

Që ikën dritares së hapur,

dhe kthehet me ëndrrën ngadalë.

Do vijë vera tjetër, në ardhtë,

e ndrojtur, e heshtur të dojë,

Por vajza që dridhej pranë teje,

dy sytë e tu do kërkojë.

/QendraPress/