Çaste poetike me poeten;-Arbana ARBA

Ardhja

——————–

Do mendoj,

e mendoj pa rreshtur,

në ecje pa kthime do më gjesh,

në vështrime dallgë përhumbura

do më shohësh,

në ëndrra me pritje të përgjuara,

do të flas,

në radhë heshtjesh,

pa heshtur,

do të rilind,

në pakohë, çdo kohe,

do t’i vjedh kohë,

do të vij,

do të prek, do të kundroj,

ashtu sikundër nuk mund ta mendoj

dot kurrë së shpresuari,

se Ardhja dhe Ti

mbërrini papritmas te unë.

/QendraPress/