Çaste poetike me poeten;-Igballe  SADIKI

Loti që nuk flet

————————-

Mos më gënje moj bija ime,

nuk është aq lehtë dhimbja në shpirt,

sa herë lëndohesh ti në kurbet,

mua më nxihet zemra ime e shkretë.

Sa shpesh më ngacmon lemza në heshtje,

e mendja më shkon larg tek ti moj

bija ime te ndjej ofshamën,

e di që fsheh lotin kur ke

 dhimbje koke e dhimbje shpine.

Në orët e hershme shtrihem në shtrat,

veç në ëndërr vij e të puth ata sy,

por zgjohem me lot e mall të rëndë,

pa gjumë mbetem duke vuajtur për ty.

Në Kosovë nëna pret me zemër të djegur,

kurse bija në kurbet jeton me plagë të vjetër,

dita bëhet dimër edhe kur vjen vera,

e malli fryn si veri me dhimbje tjera.

Fshihet dielli, hëna mbulohet me re të zeza,

dy zemra që digjen nga malli e

 dhimbja në largësi,as ditën as natën

nuk gjejmë kurrë më qetësi…

Igballe Dema-Sadiki

/QendraPress/