Çaste poetike me poeten; Bajame Hoxha-ÇELIKU

MALVA

———————

Çdo mëngjes të pres, ti vjen me liri zbukuruar,

Më sjell lirinë zjarr me zëmrën e praruar.

Herë në shpirt të shtrënguar, herë nëpër duar,

Herë në sy gëzuar, herë mjaft’ e trishtuar.

Ah, ti më sjell liri, që çdo ditë e kam të munguar,

Nëpër sytë e tu e shoh qëndron e trëndafiltë.

Në udhët tona të ndara, ajo bëhet e pa krahasuar,

Fuqishëm zjarri i lirisë më largon mërzitë.

Ti po ma sjell lirinë nga qyteti yt, plot diell e dritë,

Këtu errësirë, s’ka dritë, shuar rrinë qirinjtë.

Vazhdo, sillma zemrën tënde, plot liri e plot jetë!

Që unë t ‘imagjinoj: sikur i lirë jam vërtet.

Sillma lirinë dallëndyshe me krahët e fluturimit,

Këtu, s’e gjej dot, as në verë, as në ditë dimri.

Ah, u lodhe, se përditë lirinë mban në ndërgjegje,

Që shpirtit të ndihem i lirë për ty, e për vete.

Por ti je ajo lulja e majit që sjell freskinë e moteve,

Je ajo shpresë dhe ngjan me pranverën e lotëve.

Ti je engjëlli mbrojtës, je drita që ndriçon errësirën,

Je loti kulluar, ujëvarë, thyen shekullit mugëtirën.

Ah, po të pres, ke hyrë në jetë time e lirë, hyjneshë!

Që unë miku yt, të ndihem tek ty qytetar i lirë.

Harroj vargonjtë, e mposht errësirën, o perëndeshë!

Kur ngarendim drejt lirisë, shkelim skllavërinë.

Bajame Hoxha-Çeliku

/www.QendraPress.com/