Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

Ora…

————————-

Ti shpesh mendon

se ora është ditë-natë,

eh,je gabueshëm…

…

në t’vërtetë ora është ngjarja,

është buzëqeshja,

është loti,

e jo thjesht një rrotullamë e akrepave,

as hapi që bëre në përplasje me veten,

as gjurma rrugë për të tjerët,

është lëvizje e pandërprerë që rifillon,

drejt një infiniti asnjëherë të njësojtë,

gjelbërim çasti rreth një aure,

në raport me dhimbjet që largohen,

por s’kanë zhdukje…

…

aty ku rreh më fort pulsi,

ora është ajo…

…

shpirti në padukje.

/QendraPress/