Çaste poetike me poeten;-Bruna Gjoni PRRVATHI

Fund Maji
—————————-
Largësitë na kanë nda n’dy gjysma,
tërhek malli vagona fjalësh e puthjesh,
lëkura që zhveshin trishtimin e pezmin,
sy që lëngëzojnë ujë t’kripun,
tue pritë ditën tjetër t’shejtë.
Largësitë përplasen sa munden mes nesh,
veç nji hanë e plotë rrotullohet rreth trupave tanë.
N’dritën e saj unë t’shkruej vargje me penda pëllumbash,
e ti qep brinjën
prej kah më ke nxjerrë mue.
Largësitë veç na mundemi me i shkurtue,
prandaj i kam la me ujë Drini teshat e bardha,
që tash po thahen kadalë e kadalë,
bri nji mëllage t’kuqe
QendraPress/