Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

Nëse…
——————-
Nëse do mendoja ndryshe,
do kisha dashur më pak zë,
më shumë poezi,
më pak dashuri,
më shumë këngë.
Do të isha një ndalesë në heshtjet e fshehta,
do trashëgoja më shumë pengje,
madje do mbetesha trupthi një peng,
mallin e akullt do ta ktheja në shteg.
Asgjësë do t’i kërkoja të buzëqeshte,
mungesat do të ishin
si zjarri që e ndez një shkrepse.
Në këmbim të syve,
do dhuroja rrugën e lirisë,
në një libër “të shitur”
do sfidoja
krejt ëndrrat e rinisë.
…
eeh,e kotë të mendoja ndryshe.
…
sot në këmbim të fjalës,
mund të lëshoj vetëm kohën e hiçit
dhe duart bosh të shtrëngimit,
pamja e shpirtit tim tani,
i ngjan një hapësire
…
si në ditët e fillimit.
/QendraPreess/