Çaste poetike me poeten;-Yllka MERKURI

Dhimbje!
————————
Më dhemb Atdheu im i bukur,
më dhemb në shpirt vuajtja jote,
më dhemb në asht thirrja jote,
por më shemb përtokë heshtja jote!
Më dhemb kur shoh bijtë e tu të largohen,
duke lënë pas ëndrrat e paplotësuara,
më dhemb kur rrugët mbeten bosh,
e shpresa tretet në pritje të gjata.
Më dhemb kur fjala e lirë dridhet nga frika,
kur e vërteta mbulohet me mjegull e harresë,
por më shumë më dhemb kur zemrat heshtin,
e nuk ngrihen për të mbrojtur këtë vend.
Megjithatë të dua, Atdheu im,
si fëmija që do nënën e vet në çdo stinë,
sepse në çdo plagë tënden jeton shpresa,
dhe në çdo agim rilind besimi për ty!
/QendraPreess/