Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

A për partinë,a për Shqipërinë…???

—————————————

I vunë partisë gojë,

u duk si kanibale,

i vunë asaj hundë,

u soll si narkomane.

I vunë sy

u kthye në lubi,

i vunë veshë,

dukej turtulleshë.

I vunë asaj qafë,

e përdorën majtas,djathtas,

I vunë krahë,

u kthye në tufë çafkash.

I vunë bark ,

u përshtat në lavatriçe,

i vunë asaj këmbë,

kë mundi pas e ndiqte.

I vunë gjoks,

u rritën patronazhista,

i vunë të pasme ,

e përdorën veç lëpirësa.

Kur e kthyen në trup,

vendi u bë vorbull,

i vunë shpirt,

varfëroi një popull.

I vunë mendje ,

herë kukuthe,herë dhelpër,

e stolisën me ngjyra,

beton mbi të gjelbër.

i vunë emër,

i vunë dhe zemër,

as mashkull,as femër,

dynjanë e bëri devër.

Mos u varni te partia,

se ju zë histeria,

ikën mote për ne mavria,

prap në provë Shqipëria?!

/QendraPress/