Çaste poetike me poeten:-Blerina PELLUMBI

Dashuria Ime
—————————
Ti ishe aty, e gjallë e mishtë,
e heshtur në zë, e qetë e brishtë.
Ishe aty ku dëgjohen trokitjet
në kohën që lind , në kohën në ikje.
Në syrin pa gjumë, më prisje ti zgjuar,
në ëndrrat e mia më puthje në duar.
Ishe e thellë, në një det plot shpirt,
pa ty jeta ime do të ishte e trishtë.
Rrënjosur në gjak, mbërthyer në plagë,
dashuria ime, një uragan plot mall.
Më hidhje në brigje, në rrugë pa shteg,
por kurrë ti nuk vdisje, më mbaje në jetë.
Dashuria ime, ti flisje me heshtjen
në buzët e mia veç puthje më merje
Zjarre ti ndizje që diellit i ngjanin,
dashuri e mishtë, shpesh luaje me djallin.
Dhe fitimtare ishe në zemrat e vrara,
më bëje të ngrihem, të ec veç përpara.
Zemrën ma zgjon edhe kur ti hesht,
dashuria ime bashkëjeton me qiejt.
/QendraPress/