Çaste poetike me poeten brilante/Nexha REÇICA

KUPTIMI I JETES TIME

———————————-

Ti je kuptimi i jetës time,

Edhe atëherë kur e vetmuar jam

Në mesin e mijëra njerëzve

Në krahun tënd

Pushon malli im i përvëluar

Kur ti buzëqesh

Yjet derdhin shkëlqim,

Nën te futem si pëllumbeshë!

Në orët e vona të mesnatës

Enderrat syrin e pushtuan!

Shtrydhin ditët e mia

Kur puthje ime të vuri në gjumë!

Ti je kuptimi i jetës time

Kur fshihesh në buzëqeshje

Për fatin tim fatlumë,

Kur të dua aq shumë!

Në jetë më bëre aq të fortë

Kur më ngrite gjer në qiell,

Pa ty nuk do të ekzistoj

Ndjeva zemrën në planetin tjetër!