Çaste poetike me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI

Dashuria nuk është premtim
——————————————–
Nuk dua të më premtosh asgjë..!!
Dashuria nuk është premtim..
Më kujtohet sesi sytë tanë i thyen kufijtë..
Shkelën hartën ku kufizoheshin lotët,
brengat..
Simfonia e zbrazët e krahëve që ikën…
Hapa..
Gjysmë hapa..
Gishtërinj…
Thellim..
Oshëtim muzgjesh..
Përdëllim agjesh..
Vetëm një pikëz drite varej në
gjymtyrët e thyer të Majit
Edhe unë nuk të premtoj asgjë!!..
Dashuria nuk është premtim..
Të kujtohet sesi zemrat tona fluturuan në qiell??
Një ëndërr e madhe sa vetë ëndrra na lidhi me lastarë lulesh..
Ne e dimë… tani nuk jemi më njerëz..
Jemi yje që u bëmë dritë..
Dashuria nuk është premtim…
Ajo është rrënjë e fortë që nuk thahet!
/QendraPress/