Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

SHTËPIA NË FSHATIN E BRAKTISUR

—————————————————

Shtëpia mbeti si një dëshmi në mes të kohës,

në fshatin ku rruga nuk çon më

askënd,

veç erës që kthen pluhurin mbi prag.

Nuk është më shtëpi,

por një kujtim në këmbë që merr

frymë me pritje.

Oborri është mbushur me bar të

gjatë,

aty ku dikur zgjoheshin hapat e mëngjesit,

dhe zërat kapërcenin portën e

vetmuar, të ‘art,

si zogj shtegtarë që njihnin

njëri-tjetrin.

Në çatinë e vjetër, tjegullat flasin me shiun,

jo për të mbrojtur më,

por për të kujtuar jetën që mbulonin.

Dritaret janë zbehur

si sy që kanë parë nisje pa kthim.

Në oxhak nuk del më tym,

vetëm heshtja që ngjitet ngadalë.

Në çdo gur ka një emër që nuk thirret më.

Në çdo prag një hap i mbetur pezull.

Dhe shtëpia qëndron,

jo si rrënojë,

por si kujtesë e një kohe

kur emrat kishin zë

dhe largimi nuk ishte zakon.

/QendraPress/