Çaste poetike me poeten;- Bruna THANASI

Shtriga dhe djalli.
——————————
Se ç’më dalin,ca ëndrra te liga.
Më prishin gjumin,e më shqetësojnë
Ngjajnë me djallin,ngjajnë me shtriga
Më shtyjnë me hije,e më largojnë.
E ëmbël nata, e gjumi i saj.
Ç’janë këto ëndrra,që më dalin?!
Me nënë e motër,filloj i shaj
Të trembin shtrigën,edhe djallin.
Ku ta dijë, shtriga e djalli
Se syri mua,nuk më trembet.
Kam ADN,që lëviz malin
Sikur dhe botën,të ma shembin.
Befas,më kapi një e qeshur.
Ashtu papritur,ku po shkruaj
Shpatullat murit,kam mbështetur.
Shtrigë ëndrrën,do ta quaj.
/QendraPress/