Çaste poetike me poeten;-Bujana MALAJ

HANËN NDALI DJALI PËR TY

————————————-

Ku je nisë n’atë këmishë të hollë

a se sheh sa ka ra borë

jam nis hënën me ndalue

dëshmitare t’vijnë me mue.

Medet çikë paske mërdhijë

më jep izëm t’futi n’gji

sa ta nxej pak gjyksin tand

Ç’ka t’duesh ti me mue ban.

Kmisha e hollë diku ka nxanë

a thue e ç’keva un me dhamë

kur ta pashë çikë gjyksin tand

besa e zotit s’mujta me u ndalë.

Prit ta qepi çiko kmishën

ujku han natën e ditën

bora e bardhë po shkrihet shpejt

n’at gjyks tandin kur po bjen.

Besa djalë borën e shkrij

lotë dashnie n’ata sy

n’past marrë etja hajde pij

hanën ndali djal për ty.

Me duer t’mia t’ndrrofsha k’mishën

t’puthsha fort e t’marrsha t’ligën

ma ruej çik qat gjyks të bardhë

bardh si bora kur çon me qavë.

nëntor2024londër/b/m

/www.QendraPress.com/