Çaste poetike me poeten ;Bukurie Buçpapaj

BUKURI -SHQIPTARE….

(Bukuri e vashës shqiptare me shtatë ylber qendisur).

1-

E cila hanë të lindi ty vashë ,

Nga cili yll e more hijeshinë

U çmenda lule sa të pashë,

Ta shtoftë zoti moj bukurinë.

Nga cili planet zbrite vallë ti?

Nga cili diell rrezatim more ?

Cila stinë të dha kaq hijeshi?

Perëndeshë ,që më përvëlove.

Në kroje të freskëta ke veruar

ujë të kulluar ke pirë,zanë mali.

Në detin Jon ti ,je rezatuar

apo në Adriatik e rrite shtatin

Në hije të portokalleve a të limonit

çupëz lozonjare ke zënë pusinë

Më e bukura vashëz e Konispolit,

Shtatë ylbere vajzë, mbi ty rrinë.

Mbi Rozafë në atë Shkodër loce

Rritur vashëza me bukuri përrallore

Pasha njat Zot nuk ka asnjë shoqe

Që krahasohet me ty malësore.

Bukuri Shqiptare në varg nurizon

Në penel piktori , ti pikturohesh,

Gdhendur në gurë ti madhështon

Në këngët tona do të kujtohesh.

Legjendë guri në Malësi

Vashëz shqiptare me këtë bukuri

Autore

Bukurie Bucpapaj 8.5.2022.