Çaste poetike me poeten:-Drita DEKAJ

TA BËJM SHQIPERIN E MADHE
—————————————-
Po gjëmon toka shqiptare
Gur e dhe fusha e male
Si del bleta nga kosherja
E porsi zogjt si dalin nga çerdhja.
I madh e i vogël tuba- tuba
Kanë mbush plot sheshe e rruga.
Bij e bija nga mërgimi.
Qysh nga lindja e perëndimi.
Nuk kanë dert nga largësia.
Thirr i ka nanë Shqipëria…
Më i dal zot ka lëshua za.
Po m’coptoin e s’kam ç’me ba…
Marr e kan rrugën e kthimit
Po nuk jan kundër zhvillimit.
Të gjithë jem kundër tradhtis…
Dhe coptimit të shqipërisë …
Thërrasin t’gjithë i madh e i vogël.
Tokën tonë s’lejojm me shit.
Pa u ba rrafsh fusha me kodër…
Mos na e shitni tokën nanë.
Se po na’plas zemra në gji.
Nuk lejojm me na’shkel me kamë
I ka ardh fundi ksaj tradhti…
Ksaj proteste kush po i pri…?
Prin flamuri kuq e zi.
Kanë dalë n’shesh qyteti e katuni.
Se ksaj kohë i ka ardh fundi.
Ndal e zot dorën tradhtare.
E ta bajm shqipërinë e madhe
Bane zot kyt t’mirë për ne.
Ta krijojm një Shqipni t’re.
/QendraPress/