Çaste poetike me poeten; Eleni Mingu BIRCAJ 

SI ENGJËLL TI SHFAQESH

———————————–

Sì engjëll ti shfaqesh
dhe si anije pa kapiten
pret gjëmimet e shtrëngatave
si ujk plak i etur…

Si hije zezë kalëron botës
pret lisa,
pret filiza,
si shenjtore e përlotur
përulesh edhe qesh nën buzë.

Druvar tu ç’faroftë emri
që po bën kërdinë pa mas në turma
diellin po mbulon me perçe të zezë,
bilbilat po i kthen në shurdhmemecë.