Çaste poetike me poeten;-Elmije AJAZI

ÇLIRIMTARËT

————————-

Janë njerëz që u bënë histori.

Janë familje që dhanë më të shtrenjtën.

Janë bijt e Kosovës që nuk u përkulën.

Janë plagë që mbajnë emra.

Janë sakrificë që na solli lirinë.

Janë gjak, amanet dhe kujtim.

Janë ata që e deshën Kosovën më shumë se jetën.

Çlirimtarët nuk janë vetëm pjesë e historisë.

Ata janë pjesë e lirisë sonë.

Ata janë Kosovë

/QendraPress/