Çaste poetike me poeten ;-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

AJO GRUA
————————
Ti ke qenë vjeshta e një gruaje
Paskam faj
Që u bëre pranvera ime…
Ajo qau për fëmijën që s’lindi me ty;
Ndjehem në faj
Për një lule të bardhë
Që lindi mes nesh
Me qumështin e Kashtës së Kumtrit
Çdo mbrëmje
E mëkojmë si fëmi…
E ajo grua s’di pse trishton
Në krahët e tjetrit tek rri…
Ditëve dhe netëve
Nuk i mungojmë ne të dy
As drita e yjeve mbi sy
As flak e gushtit në zemër
As lëngu i kërcellit të lules,
E mua,
Më dhimbset ajo grua
Që dashurinë tënde copëtoi…
E mua
M’u desh copëzat
Një nga një t’i mbledh
E diellin tënd ta bëj të shndrisë
Sërish… Sërish… Sërish…
Ajo grua zgjat flokët
Shkurton mendimet
Dhe bën të të rikthejë
Në kujtimet e vakëta
Të copëzave të dashurisë së saj…
Dhe tretet në vaj
Penduar
Pse sa unë s’të deshi dot
Dhe tretet në lot…
Prej mënyrës tënde të plotë
Mësova thellësisht të dua
Prekja jote ëmbël më thotë
Zemër…Ti je, Grua…!!
/QendraPress/