Çaste poetike me poeten;-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

SHENJA PIKËSIMI
——————————–
Do lahet hëna
Me qumështin e Kashtës së Kumtrit
Yjet do pikojnë mbi fletën e qiellit
Shenja pikësimi
Në fund të secilit varg!
Mbi gjethe
do të vezullojë ndonjë pikë mall
aty këtu një gomë ere do shuajë kujtime!
Kështu ikin netët
Kështu ikin edhe ditët
Zemra ime!
/QendraPress/