Çaste poetike me poetin;- Ali Halim TAHIRI

Vrragët e jeetës

—————————-

Mirë i njoh dhembjet e jetimit,

që nga mosha tetëvjeçare.

U rrita e u thinjosa,

por në shpirtin tim ato ditë,

edhe tani i kujtoj me vargje.

Isha lindur i kthjellët në shpirt,

si qelibar.

Dikush deshi jetën të ma shkurtonte

me ata sy ziliqarë;

Zotin e kam dëshmitar.

Rastësia jetën ma shpëtoi,

pa ferrë në këmbë.

Gjithherë u munduan çakajtë

të më kafshonin me dhëmbë.

Çuditërisht, si përballova unë, i gjori,

s’di as vetë,

jeta si më përshëndeti.

Te sheshi i Shën Pjetrit,

aty lutesha të më shpëtonte Zoti,

robi e parakleti.

/QendraPress/