Çaste poetike me poeten;- Fikrije SALIHU

Bukuria që nuk venitet
—————————————————
Ka bukuri që të magjeps me një shikim,
e ka bukuri që të prek thellë në shpirt.
Ka fytyra që shkëlqejnë si drita në agim,
por zemrat e mira janë dritë pa mbarim.
Se fytyra me kohën mund të venitet,
por një zemër e mirë kurrë nuk zbehet.
Një fjalë e ëmbël, një dorë që të mbështet,
janë thesare të rralla që koha s’i tret.
Mos e gjyko njeriun vetëm nga pamja,
se bukuria e shpirtit është e gjithë madhështia.
Respektoje secilin me zemër e mirësi,
se çdo njeri mbart brenda një botë, një histori.
Lum ai që di ta shohë njeriun përtej fytyrës,
që di ta çmojë zemrën përtej bukurisë.
Sepse vitet i marrin hijeshinë çdo bukurie,
por mirësia mbetet kujtim i përjetësisë.
/QendraPress/