Çaste poetike me poeten;-Gerta BANDILLI

E kam një këngë

——————————

që e dëgjoj sa herë trishtohem

Prej mungesës,

Prej bisedës,

Prej dhimbjes,

Prej dashurisë,

Prej pamundësisë për të ndryshuar stinë,

Prej harresës,

Prej plagës në lëkurë nga puthjet e urrejtjes,

Prej padrejtësive në kurrizin tim.

E kam një këngë për trishtimet,

për ato që ikin

dhe për ato që mbeten.

E kam një këngë për trishtimet

Që edhe nëse kalojnë

Sa herë që dëgjoj këngën

Fshij lotët e kohës që trishtohet

Prej hidhnimit tim.

/QendraPress/