Çaste poetike me poeten:-Fitnete Bashota KRASNIQI

BOJGJAKE
—————————
Dikur nëpër rrugë e livadhe plotë
lulëzonte kjo lule,
që n’mend e kam edhe sot!
Toka ishte e mbushur
me shkurre e barishta,
me gonxhe të llojllojshme,
buzëqeshte Malishta.
Gladiola, zymbyla,trëndafila
lulja bojxhake, si hyjnore
e bime sikur gishta.
Sa herë dielli lindte e perëndonte,
lules bojxhakes,
fletët ia shkrumonte.
Kishte fletë të bukura , me erë të lehtë
ngjyrën e kishte, ngjyrë gjaku,
të hapur e jo të fshehtë.
Eh, sa herë e shkula me rrënjë,
i thitha erë me frymë,
e shijova, e putha,
derisa dyjat u shkrimë.
Ja ,shkundësha fletët një nga një,
në ajër fluturonin ,fluturim,
të bukura,me ngjyrë bojëgjake,
të buta, të lehta , mu si shpirti im!
Lule bogjake, profili im,
ka vite që ju shkunda,
e sot,
para syve m’rrini kujtim!
/QendraPress/