Çaste poetike me poeten:- Hatixhe  Çollaku  ADEMAJ

KODI NUK GËNJEN

(Hieroglife malli)

—————————–

Agimet të arta i ke,

bjeshkëve të thepisura,

deteve pa anë

e lagunave, rripa toke të grisura.

Ti, popull që të njëjtën ëndërr

prej mijëra shekujsh ëndërron,

ti, popull që prej mijëra shekujsh

në këtë truall jeton.

Ma do mendja se nga frymë e shenjë ke lindur.

Lozët gjenetike fraktalizuar janë,

po kodi nuk gënjen:

në çdo nanogrimcë të trupit,

shkruar e përshkruar;

në dermatoglife,

si hieroglife më ngjajnë.

Po kah del fjala, del shpirti,

thotë ky popull.

Edhe mutacionet gjenetike

s’i përjashtoj dot.

Se përndryshe,

si mund një komb si ky yni

të mos bashkohet dot,

derdhur rrugëve të botë

e nga malli, stacioneve

të derdhë kaq shumë lot?!

/QendraPress/